Kaia Gerber është kurorëzuar ‘Modelja e Vitit 2018’

11 Dhjetor, 2018 - 6:20 pm

Kaia Gerber, vajza e supermodelës Cindy Crawford, është kurorëzuar Modelja e Vitit në eventin vjetor të Fashion Awards 2018.

Vetëm 17 vjeç, Kaia është bërë modelja më e re që nderohet me këtë çmim.

Supermodelja u përball me konkurrente të forta si Adut Akech, Adwoa Aboah (fituesja e vitit të kaluar), Bella Hadid dhe Winnie Harlow për të marrë në shtëpi çmimin prestigjioz./KultPlus.com

Të ngjajshme