Kate Middleton dhe princi William zëvendësuan mbretëreshën Elizabeth II gjatë izolimit

23 Janar, 2021 - 5:48 pm

Përderisa mbretëresha Elizabeth është ende në izolim në kalanë Windsor, së bashku me bashkëshortin, Kate Middleton dhe William u detyruan të merrnin vendin e saj.

Për shkak të bllokimit, çifti i ri ndodhet ende në rezidencën e tyre Anmer Hall në Norfolk.

Ata nuk janë kthyer në pallatin Kensington siç ishte planifikuar pas pushimeve të Krishtlindjeve.

Por, për të punuar ata huazuan një shtëpi afër Sandringham.

Siç deklaruan burime pranë pallatit, Kate dhe William “kishin qasje në dhomën e miqve të mbretëreshës Elizabeth II në Sandringham House për të vazhduar punën e tyre gjatë bllokimit”.

Nga atje, në fakt, ata u lidhën me video-konferencë me punëtorët e vijës së frontit të angazhuar në programin më të madh të vaksinimit në historinë e Shërbimit Kombëtar Britanik.

Deri më tani 4,6 milionë britanikë kanë marrë dozën e parë të vaksinës, ndërsa 140 persona vaksinohen çdo minutë në Angli.

Kate dhe William falënderuan stafin e kujdesit shëndetësor për misionin.

Mbretëresha, 94 vjeçe, dhe princi Philip, 99, u vaksinuan më 8 janar. / ata/ KultPlus.com

Të ngjajshme