Kënga e Dua Lipës, inspirim për Michelle Obama

19 Janar, 2020 - 7:46 pm

Michelle Obama, gruaja e Barack Obamës – ish presidentit amerikan, e ka shpërndarë në Twitter një listë me këngët të cilat ajo i dëgjon dhe të cilat e inspirojnë në ushtrimet e saj.

#WorkOutPlaylist është lista e këngëve që Michelle i dëgjon kur dëshiron të jetë në top formë për ushtrimet e saj trupore dhe për fitnesin që ajo e vijon.

E mes këtyre këngëve, krahas Beyonce, Lizzo, Alicia Keys, është edhe Dua Lipa, shkruan KultPlus.

Kënga “One Kiss” e Dua Lipës dhe Calvin Harris duket se e inspiron edhe më shumë Michelle, 56 vjeçare. Fansat në Twitter janë të ndarë në mes të shijes së Michelle, e cila po merret edhe me shkrime dhe ka pak që ka botuar librin ‘Becoming’. / KultPlus.com

Të ngjajshme