Lichtsteiner: “Kanë përjetuar shumë provokime, duhet të solidarizohemi me ta”

23 Qershor, 2018 - 12:57 pm

“Mos harroni, ka pasur provokime të shumta para ndeshjes, edhe nga ministri serb. Kështu që mendoj se është normale dhe duhet të solidarizohemi me ta”

Kapiteni i Kombëtares së Zvicrës, Stephan Lichtsteiner, ka deklaruar se është shumë normale që Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri festuan golat duke bërë shqiponjën. Madje edhe vet ai u pa pas ndeshjes duke festuar me shqiponjë.

“Kemi pasur shumë presion, nuk ishte aspak vendim i lehtë. Kemi shumë shqiptarë, kështu që ka shumë histori mes Serbisë dhe Shqipërisë. Ishte ndeshje e vështirë, sidomos për ta.

Festimi i golave? Ishte bukur, pse jo? Kjo është historia e tyre”, ka deklaruar ai. Lichtsteiner ka thënë se kjo ndeshje ishte më shumë se futboll, pasi ka treguar se ai e ka mësuar historinë nga babai i njërit prej futbollistëve. “

“Mendoj se është normale, është pjesë e jetës së tyre. Mos harroni, ka pasur provokime të shumta para ndeshjes nga Serbia. Kështu që mendoj se është normale dhe duhet të solidarizohemi me ta”, theksoi Lichtsteiner.

I pyetur nga gazeta “Le Matine” se cilave provokime po u referohet, kapiteni i Nati-t është shprehur: “Ka pasur shumë gjëra, siç e dini mirë – madje provokoi edhe ministri serb”.

Ndërsa rreth asaj nëse ky gjest ka shkaktuar pakënaqësi te disa zvivceranë, Lichtsteiner thotë: “Jo, është qesharake. Kur të shihni se çfarë bëjnë ata në fushë, se si japin gjithçka për ekipin zviceran, nuk mund ta mendojmë këtë.

Të fundit

Të ngjajshme