Kënga e Era Istrefit e xhiruar në Kishën Ortodokse Serbe dhe reagimi i Ivica Daçiqit (VIDEO)

21 Janar, 2019 - 1:40 pm

Edhe veprimet e artistëve, ishin përdorur për konsume politike nga ana e serbëve, lidhur me Kishën Ortodokse, në qendër të Prishtinës.

Vite më parë, artistja kosovare, Era Istrefi, kishte xhiruar klipin e këngës e “E dehun”, pikërisht në objektin e Kishës në oborr të UP-së.

Për këtë këngë Ivica Daçiq, ish-ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë pati thënë se ky objekt fetar serb është shndërruar në tualet publik, ndërsa më tutje ka shtuar duke thënë se “po shfrytëzohet edhe për videoklipe të këngëtarëve”.

InDoks, në dokumentarin “Kisha e dhunshme e regjimit”, ka sjellur historinë e nisjes së ndërtimit të kësaj Kishe, e deri tek vendimet e gjykatave vendore për legalitetin e pronës në të cilën është ndërtuar ajo.

Dokumentarin e plotë mund ta shikoni këtu:

Të ngjajshme