Kitarat e Eric Clapton dhe Kurt Cobain dalin në ankand në vlerën marramendëse

21 Tetor, 2023 - 10:45 pm

Dy kitara “legjendare”, njëra e Eric Clapton dhe tjetra e Kurt Cobain, do të shiten në ankand muajin e ardhshëm me një çmim të vlerësuar deri në dy milionë dollarë. Kitara e Eric Clapton, me nofkën “Fool” ka ngjyra të ndezura dhe të vizatuar një skenë që përshkruan një engjëll lakuriq mbi një re. Sipas Julien’s Auctions, e cila organizon ankandin, ikona e rock ‘n’ roll-it luajti në skenë për herë të parë me këtë kitarë elektrike në vitin 1964, ndërsa ishte në në një turne në SHBA me grupin britanik të rock-ut Cream.

George Harrison i Beatles ia dha kitarën Clapton rreth vitit 1965 dhe menaxheri i Cream Robert Stickwood porositi artistët holandezë Marijke Koger dhe Simon Posthuma t’i jepnin instrumentit një pamje të re.

Përveç stilit të saj psikodelik (me ngjyra të ndezura dhe modele të çuditshme) kitara merr vlerë sepse që përfaqëson edhe stilin muzikor të asaj periudhe (Muzika psikodelike është muzikë pop, veçanërisht e fundit të viteve 1960 dhe fillimit të viteve 1970).

Clapton e përdori atë për të përsosur tingullin e tij të njohur, si “tingulli i gruas”.

Ndërkohë që kitara e këngëtarit të ndjerë të Nirvana-s, Kurt Cobain, e njohur si “Skystang I” është një Fender Mustang ‘mëngjarash’ në ngjyrë blu të hapur. Muzikanti amerikan luajti me këtë kitarë elektrike gjatë turneut të Nirvanës ‘In Utero’ në 1993 dhe 1994, duke përfshirë dhe koncertin e tij të fundit dhe të grupit në mars 1994. Cobain kreu vetëvrasje rreth një muaj më vonë.

Ankandi do të mbahet në Hard Rock Cafe në Nashville në datat 16-18 nëntor. Një pjesë e të ardhurave do të shkojnë për fushatën e shëndetit mendor të “Kicking the Stigma”. /TCH/ KultPlus.com

Të ngjajshme