займ на карту онлайн потребительский кредит

Kosovë: Schatzi-t po të vinë!

Tetor 16, 2019 - 5:45 pm

Stina e dasmave në Kosovë, vera, nuk do të kishte kuptim pa “schatzi“-t, kosovarët që jetojnë në perëndim dhe vijnë t`i japin gjallëri dhe një infuzion të fuqishëm financiar vendit të varfër. Biznesi i dasmave, në këtë kontekst është ndër më fitimprurësit.

Televizioni frankogjerman “Arte” i ka kushtuar një dokumentar të plotë pikërisht këtij biznesi, shkruan albinfo.ch. Dhe në këtë dokumentar jepet në plan të gjerë aktualiteti në Kosovë me të gjitha nuancat e veta. Dasmat që vijnë t`i bëjnë këtu gjatë verës “Schatz”-it janë në fokus.

Ekipi i Arte-s ka përcjellë disa çifte të reja nga Gjermania dhe nga Zvicra që kanë ardhur për të bërë dasmat e tyre “të ëndrrave” në vendlindjen e prindërve të tyre, transmeton albinfo.ch. Ata, siç e thonë vetë, një dasmë të mirë mund ta bënin edhe në Gjermani por sigurisht jo kaq “glamuroze”. Veç kësaj në Kosovë gjatë verës ka mundësi që në një dasmë të takohen më tepër të afërm nga familja dhe farefisi i gjerë.

Shemsije Dërmaku, një organizatore dasmash, i ka duart plot punë gjatë verës. Ajo thotë se ka shumë stres pasi që gjithçka duhet organizuar në hollësitë më të imta. Kjo vjen për shkak se “schatz-“it kanë sjellë një standard tjetër dasamash këtu dhe kanë kërkesa të larta.

Rreth 90 për qind të dasmave (luksoze) që i organizon ajo, janë të porositura nga shqiptarët që jetojnë në perëndim, kryesisht  në Zvicër ose Gjermani

Por, krahas luksit që mund t`ia lejojnë vetes një pakicë, kryesisht e ardhur ose e mbështetur nga jashtë, ekipi televiziv regjistron edhe pamje të varfërisë “në një vend ku shumica e njerëzve detyrohen t`ia dalin  me 200 euro në muaj…”.

Dokumentari është xhiruar gjatë verës së sivjetme. Ai shfaqet sonte në orën 19 e 40 në TV Arte. /KultPlus.com

https://www.arte.tv/de/videos/084752-011-A/re-die-schatzis-kommen/

Të ngjajshme