Ledri Vula bën tatuazhin e veçantë që lidhet me një moment historik për Kosovën (FOTO)

22 Nëntor, 2022 - 11:50 am

Ledri Vula ka shtuar edhe një tatuazh në trupin e ti, por kësaj radhe me një domethënie tejet të veçantë.

Vula ka zbuluar përmes një postimi në Instastory se ka bërë tatuazh një avion luftarak, ku shkruhet dhe numri 99. Ky tatuazh i dedikohet kohës së bombardimeve të NATOS-s në Kosovë në vitin 1999 që është një moment historik për Kosovën.

Krahas fotografisë që tregon tatuazhin, Ledri ka shkruar “Nato 99”, duke e konfirmuar që tatuazhi i dedikohet luftës në Kosovë. / KultPlus.com

Të ngjajshme