Ora kritikohet për veshjen: E rëndësishme është që unë të ndihem mirë me veten

6 Shkurt, 2021 - 11:06 am

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora kohëve të fundit është përballur me kritika rreth stilit të saj të veshjes.

Për këtë çështje, Ora ka folur në një intervistë për “The Sun”, e cila ka thënë se nuk i intereson se çka thonë të tjerët.

“Unë mendoj se stili është diçka shumë personale. Nëse dikujt nuk i pëlqen diçka që unë veshi është në rregull, nuk kanë pse ta pëlqejnë”, ka deklaruar 30 vjeçarja.

Artistja me prejardhje nga Kosova, ka shtuar se për të është e rëndësishme të ndihet mirë me veten.

“E rëndësishme është që unë të ndihem mirë me veten. Kjo është krejt çka më intereson rreth stilit tim. Nuk më intereson se çka mendojnë të tjerët”, ka përfunduar Rita. / KultPlus.com

Të ngjajshme