Lipa: Do ta përfaqësoj Kosovën dhe Britaninë në Grammy

7 Dhjetor, 2018 - 11:03 pm

Këngëtarja kosovaro-britanike, Dua Lipa ka treguar për Billboard sa krenare është me faktin që ka marrë dy nominime për Grammy Awards.

“Është nominimi më i rëndësishëm që mund të marrësh. Kaq shumë artistë që unë i kam pasur inspirim tërë jetën janë nominuar, dhe jam kaq e lumtur. Fakti që jam nga Kosova dhe e shoh sa shumë rëndësi ka për njerëzit atje, e bën edhe më të çmendur gjithë këtë. Ndjej se po e përfaqësoj veten, por edhe Britaninë e Madhe dhe Kosovën. Është një moment i madh krenarie për mua”, ka thënë Lipa për Billboard, transmeton KTV-ja.

Ajo tregoi se ka pirë shampanjë që në mëngjes për të festuar arritjen e madhe. Këngëtarja e hitit New Rules është nominuar për Artisten e re më të mirë, dhe Best Dance për këngën “Electricity”. Grammy Awards është ceremonia kryesore muzikore e vitit në SHBA./KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme