займ на карту онлайн потребительский кредит

Madonna bën tatuazhin e parë në moshën 62-vjeçare

8 Dhjetor, 2020 - 2:28 pm

Ylli i hitit “Vogue”, Madonna, ka vendosur që në moshën 62-vjeçare ta bëjë tatuazhin e saj të parë në trup. Kështu, ajo ka zgjedhur t’i nderoj fëmijët e saj, Lourdes, Rocco, David, Mercy, Stella dhe Estere, duke i vendosur inicialet e tyre në dorë.

Mbretëresha e muzikës pop me shumë krenari i ndau disa fotografi të tatuazhit të parë, me gjithë ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Teksa e falënderoi artistin, East Iz, nga dyqani i tatuazheve “Shamrock Social Club” në Hollywood, Madonna në mbishkrimin që e shoqëronte fotografinë kishte vendosur t’i ndryshojë fjalët e hitit të vitit 1984, “Like A Virgin”, dhe kishte shkruar: “E ngjyrosur për herë të parë… #family”.

Javën e kaluar, Madonna e ndau një videomontazh të rrallë të fëmijëve të saj, dhe të dashurit 26-vjeçar, Ahlamalik Williams, teksa po e festonin Ditën e Falënderimeve si familje.

Ndërkohë në lajme të tjera, ylli i njohur i muzikës e cila po ashtu e gëzon një karrierë të mirë edhe në kinematografi, do ta drejtoj filmin e saj biografik të cilin është duke e bashkëshkruar me Diablo Cody dhe do të realizohet nga studioja “Universal Pictures”.

Në një deklaratë për media të lëshuar muaj më parë, Madonna ka deklaruar: “Dua ta sjell në ekran rrugëtimin e jashtëzakonshëm në të cilin më ka dërguar jeta si artiste, muzikante, valltare dhe si një person duke u përpjekur t’i hapë rrugët e saj në këtë botë. Fokusi i filmit gjithmonë do të jetë muzika. Muzika më ka mbajtur aktive dhe arti më ka mbajtur të gjallë. Kam aq shumë tregime të parrëfyera më parë dhe tejet inspiruese, prandaj kush është më i përshtatshëm për t’i treguar ato sesa unë. Është shumë e rëndësishme t’i ndajë me publikun dhe fansat kujtimet e mira dhe të këqija të jetës sime, përmes zërit dhe vizionit tim.”

Amy Pascal do të shërbejë në rolin e producentes së këtij projekti krahas Madonnas, derisa Sara Zambreno dhe Guy Oseary do të jenë producentë ekzekutiv të tij.

Filmi i cili do t’i dërgojë fansat në një rrugëtim emocionues të karrierës së jashtëzakonshme të këngëtares në këto pesë dekada, aktualisht nuk ka ndonjë titull. / Koha.net/ KultPlus.com

Të ngjajshme