Metallica dhuron 100 mijë euro për t’i ndihmuar kalifornianët pas dëmeve të shkaktuara nga zjarri

17 Nëntor, 2018 - 6:31 pm

Me anë të fondacionit “All Within My Hands”, grupi “Metallica” ka dhuruar një shumë prej 100 mijë eurosh për të ndihmuar në sanimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarri në Kaliforni.

Rokerët i kanë inkurajuar fansat e tyre që të angazhohen për t’i ndihmuar njerëzit e prekur nga kjo fatkeqësi.

Robert Trujillo, Kirk Hammett, Lars Ulrich, James Hetfield, Metallica (Foto: Mauricio Santana/Getty Images/Guliver)

“Fatkeqësisht, shoqëria kaliforniane sërish po kalon nëpër zjarre të mëdha që tashmë janë të njohur në pjesët veriore dhe lindore të shtetit”.

“Për këtë arsye do të dhurojmë një shumë të caktuar parash që t’u ndihmojmë sa më herët që është e mundur për zgjidhjen e problemeve të shkaktuar nga ky zjarr”, shkruan në njoftimin e bendit.

Ata kanë thënë më tej se duan që sa më shumë njerëz të aktivizohen dhe të përpiqen t’u ndihmojnë atyre që i kanë humbur shtëpitë e tyre, por edhe zjarrfikësve të cilët vazhdimisht shuajnë zjarre.

“Dhuroni para, veshmbathje, ushqim ose diçka të ngjashme. Dilni vullnetar ose lëreni dikë që të flejë te ju. Çdo gjë sado e paktë, mund të ndihmojë”, thonë nga grupi.

Kujtojmë që nga zjarret deri më tani kanë humbur jetën mbi 60 njerëz, ndërsa sipas të CNN, numri i të zhdukurve ka shkuar mbi 600. /KultPlus.com

Të ngjajshme