Mulaj: Veshjet e përfaqësuesve tanë në Eurovision copy-paste, autenticitet zero

21 Maj, 2021 - 12:47 pm

Mbrëmë, në natën e dytë të gjysmëfinales në skenën e Eurovision-it, performoi edhe Anxhela Peristeri, e cila në këtë edicion përfaqëson Shqipërinë, shkruan KultPlus.

Peristeri me këngën e saj ”Karma” ka ngjallur emocione të mëdha tek publiku, duke u bërë ndër këngëtaret më të përfolura të Eurovisionit.

Pas performancës, Anxhela arriti që nga votat e publikut dhe jurisë profesionale, të sigurojë finalen.

Përkundër asaj që dukja e Anxheles u pëlqye nga shumëkush, shkrimtari nga Shqipëria, Liridon Mulaj ka kritika për këtë pjesë.

Sipas tij, veshja ishte copy-paste nga divat botërore, nuk kishte origjinalitet dhe traditë që përfaqësonte Shqipërinë.

“Nuk do shume mend e as kalem me kuptue se veshjet e perfaqesuesve ne Eurovision jane te marra copy paste nga JLo, Beyonce apo ndonje dive tjeter boterore. Autenticitet zero! Origjinalitet tradite zero! Me ka mbete ora te Rona Nishliu dhe Suus-i i saj i mrekullueshem. Zor se mund ta kapercejme ate preformance ne shume vite te ardhshme”, ka shkruar Mulaj në faqen e tij në Facebook. / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme