Në shkollën fillore kishte përjetuar zhgënjimin e parë

8 Janar, 2018 - 6:30 pm

The Sun sërish ka pasë nën llupë këngëtaren shqiptare Dua Lipa, gjithnjë duke potencuar edhe këtë fakt, se ajo vjen nga Kosova, përcjellë KultPlus.

Sipas The Sun, ajo në heshtje është duke u shndërruar në një prej artisteve të njohura të planetit.
Mirëpo, ky medium nuk ka lënë pa potencuar parashikimin e gabueshëm mbi Dua Lipën, që e kishin bërë sa ishte ajo në shkollën fillore. Në atë kohë,asaj i është thënë se nuk mund të këndonte, sepse nuk mund të arrinte shumë larg.

“Gjithmonë kam dashur të këndoj, duhet shumë këmbëngulje. Nuk mund të heqësh dorë kurrë nga ajo që beson ”, ka thënë Dua Lipa, për të cilën është shkruar edhe për rrugëtimin e saj Prishtinë-Londër,pastaj për rikthimin e saj në Kosovë që ishte vlerësuar si një periudhë jo shpresëdhënëse për karrierën e Duas, dhe krejt në fund edhe për kthimin e saj në Londër dhe suksesin e madh që shënoi po në këtë vend, po për të kaluar shkëlqimi i saj më pas edhe në shumë shtete të tjera./KultPlus.com

LONDON, ENGLAND – OCTOBER 16: Dua Lipa and her Vanguard Award at the ASCAP Awards 2017 at One Marylebone on October 16, 2017 in London, England. (Photo by John Phillips/Getty Images)

Të ngjajshme