‘New Rules’ e Dua Lipës në Video Music Awards 2017 (VIDEO)

28 Gusht, 2017 - 12:15 pm

Mbrëmë në Inglewood, Kaliforni u mbajt MTV Video Music Awards 2017.

Në këtë mbrëmje tejet të madhe muzikore gjatë ceremonisë lëshohej kënga ‘New Rules’ e këngëtares me prejardhje kosovare Dua Lipa, shkruan KultPlus. Kjo gjë është bërë e ditur përmes rrjetit social Twitter, nga fansat e këngëtares të cilët kanë publikuar një video teksa dëgjohet kënga e Duas në VMA.

Ndërkohë në VMA, ka marrë pjesë këngëtarja tjetër me prejardhje shqiptare Bebe Rexha, e cila është komentuar shumë për veshjen e saj./ KultPlus.com

Të ngjajshme