‘New Rules’ e Dua Lipës u dëgjua 1 miliard herë në platformën Spotify

19 Nëntor, 2018 - 10:27 am

Këngëtarja e njohur ndërkombëtarisht, Dua Lipa po shënon historinë!

Me sukseset e saj të pandalshme ajo dita-ditës po len gjurmë në historinë e muzikës në nivel ndërkombëtar.

Hiti i saj “New Rules” u dëgjua 1 miliard herë në platformën e muzikës Spotify, duke u bërë kënga e dytë nga një artiste femër që e arriti këtë.

Mëngjesin e sotshëm, lajmin e mirë me fansat e ndau vetë këngëtarja. “Mirëmëngjesi! 1 miliard dëgjime në Spotify! Shumë dashuri dhe respekt për të gjithë ju që po e dëgjoni këtë këngë… Faleminderit faleminderit! Kjo është shumë e mirë’, shkroi Dua sipër fotografisë.

“New Rules” e Duas u publikua në korrik të vitit të kaluar dhe deri më tani arriti mbi 1.5 miliard klikime në kanalin zyrtar në Youtube. / KultlPlus.com

Të ngjajshme