Oprah Winfrey flet për humbjen e peshës

10 Dhjetor, 2023 - 11:00 pm

Gazetarja e njohur amerikane, Oprah Winfrey, së fundmi ka humbur peshë dhe ka thënë se para se të fillonte ushtrimet për këtë, ajo po konsideronte të merrte ilaçe që përdorën nga diabetikët, si ai Ozempic, raporton People.

“Nuk është vetëm një gjë, është gjithçka”, ka thënë Winfrey për “Entertainment Tonight” gjatë ceremonisë së muzeut të Akademisë së filmit në Los Angeles.

69-vjeçja tregoi gjithashtu se sa shumë punë i është dashur të bëjë për të arritur pamjen e saj të re. “Kam ndërmend ta mbajë këtë peshë dhe të vazhdojë të dukem kështu. Isha në pistën e vrapimit sot”, ka thënë ajo.

Winfrey së fundmi është shfaqur edhe në premierën e filmit “The Color Purple” në Los Angeles, ku kishte veshur nje fustan të gjatë ngjyrë të purpurt i cili vinte në pah format e saj trupore.

Winfrey është producente e versionit muzikal të filmit që do të shfaqet në teatro më 25 dhjetor. Ky film është i bazuar në novelën e vitit 1982 të autores Alice Walker.

Ajo gjatë shtatorit kishte folur rreth peshës së saj në një ngjarje që e kishte organizuar vetë.

“Ju të gjithë e dini se kam qenë në këtë rrugëtim gjatë pjesës më të madhe të jetës sime. Kam peshuar 107 kg. Nuk e di nëse ka një person tjetër publik, lufta e peshës së të cilit është shfrytëzuar nga tabloidet po aq sa e imja gjatë viteve”, ka thënë Oprah për të pranishmit.

Ylli pati treguar se u është nënshtruar dietave të ndryshme dhe asnjë nuk funksiononte dhe njerëzit stigmatizonin vetëm se ishte mbipeshë.

Ajo pastaj ndoqi programin “WeightWachers” për humbje peshe në mënyrë të shëndetshme dhe nuk ju nënshtrua ilaçeve të diabetikëve.

Winfrey është edhe anëtare e bordit të këtij programi që nga viti 2015. / KultPlus.com

Të ngjajshme