Paris Jackson debuton si solo këngëtare

2 Nëntor, 2020 - 1:47 pm

Vajza e mbretit të ndjerë të muzikës pop Michael Jackson, Paris Jackson, po i ndjekë hapat e babait të saj duke e zhvilluar pasionin e saj për muzikën, të premten më 30 tetor ajo e lansoi videoprojektin e parë si solo këngëtare, me titull “Let Down”.

Jackson tashmë e ka krijuar një karrierë të suksesshme si modele si dhe ka luajtur në disa seri televizive dhe filma. Por tani 22-vjeçarja ka arritur të nënshkruajë kontratë bashkëpunimi me studion incizuese, “Republic Records”, dhe do ta lansojë albumin e saj të parë si solo këngëtare “Wilted” në nëntor të këtij viti, transmeton Koha.

Kënga “Let Down” është shkruar nga Parisi si dhe e rrëfen historinë e një zemre të thyer. Ajo i takon zhanrit folklor alternativ.

“Po i ndjejë shumë emocione të ndryshme. Jam e entuziazmuar, po ndihem paksa nervoze, por në përgjithësi shumë falënderuese dhe e lumtur… Liria për të krijuar dhe për të kënduar në mënyrën tënde, apo liria për të shkruar tekste muzikore është diçka e jashtëzakonshme. Është një dhuratë dhe bekim për çdo artist të ri”. Citohet të ketë thënë Jackson në një komunikatë për media.

Derisa kjo është hera e parë që Jackson performon si solo këngëtare, në të kaluarën kishte bërë muzikë si pjesë e grupit “The Soundflowers” që përbëhej nga ajo dhe ish i dashuri i saj, Gabriel Glenn. Dyshja e kishte lansuar një album në qershor të këtij viti.

Albumi debutues i Jacksonit me titull, “Wilted”, pritet të lansohet për publikun e gjerë më 13 nëntor. / KultPlus.com

Foto: AP/Associated Press

Të fundit

Të ngjajshme