Paul McCartney ka gjithmonë në mendje John Lennon kur shkruan këngë

4 Gusht, 2023 - 4:30 pm

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Paul McCartney ka folur rreth anëtarit të grupit Beatles, John Lennon, duke u shprehur se ai është në mendjen e tij teksa shkruan tekstet e këngëve.

“Mendimi i John ishte shumë i rëndësishëm për mua”, rikujton McCartney.

“Më mungon shumë dhe jam i sigurt që edhe ai ndjen mungesën e kontaktit me mua”, shtoi këngëtari.

Artisti ka folur gjithashtu për festivalin e “Glastonbury 2022”, ku ai ka kënduar së bashku me John Lennon duke përdorur metodat e teknologjisë.

“Herën e parë që këndova ishte shumë emocionuese dhe vazhdon të jetë e tillë pasi duket sikur jam duke kënduar sërish me mikun tim të vjetër”, përfundon McCartney. / KultPlus.com

Të ngjajshme