Përveç Era Istrefit, një tjetër këngëtare shqiptare drejtë muzikës ndërkombëtare

18 Tetor, 2018 - 2:56 pm

Sipas raportimeve të mediave këngëtarja e re Tayna, do të nënshkruajë një kontratë me shtëpinë diskografike “Ultra Music”.

Menaxheri i Taynës ka publikuar një foto në instastory ku shihet se ka vizituar shtëpinë diskografike “Ultra Music”.

Sipas Prive.al këngëtarja e hitit “Columbiana” është duke tentuar që të firmosë një kontratë me shtëpinë e njohur të muzikës, me të njëjtën që bashkëpunon Era Isrefi. Disa javë më parë menaxheri i Taynas, Rinor Hykolli, ka refuzuar një ofertë nga “Ultra Music”, por që duket se më në fund ata kanë arritur një marrëveshje./ KultPlus.com

Të ngjajshme