Reperi shqiptar Versatile E vjen me videoklipin e ri (VIDEO)

3 Tetor, 2017 - 8:21 pm

Reperi shqiptar në Londër, Versatile E, është rikthyer me një këngë dhe videoklip të ri vetëm pak kohë pas publikimit të kaluar.

“Rude Awakening” është një shprehje në gjuhën angleze që nënkupton situatën kur dikush të shokon duke të zgjuar nga gjumi papritmas. Kënga e re ka një energji krejt ndryshe nga kënga e kaluar, dhe kjo e dëshmon tutje gjithanshmërinë e artistit Versatile E, emri i vërtetë i të cilit është Eduard Muhaxheri, shkruan KultPlus.

Ai ka paralajmëruar edhe dy bashkëpunime me reperë londinezë para fundit të vitit.

Londra vazhdon të mbetet një thesar i zbulimit të talentëve shqiptarë në skenën e estradës botërore. / KultPlus.com

Të ngjajshme