Rita Ora me këngë të re (VIDEO)

19 Tetor, 2017 - 5:46 pm

Teksa i afrohemi fundit të vitit 2017, mediat normalisht që merren me triumfet muzikore dhe dështimet e vitit. Padyshim që Rita Ora hyn te triumfet, shkruan “officialcharts” në Britani të Madhe.

Rita akoma nuk ka arritur të lansojë albumin e saj të dytë, por është rikthyer fuqishëm me këngët më të reja.

Kënga e saj “Your Song” aktualisht është ndër 40 këngët më të mira të vitit në Britani, ndërsa bashkëpunimi me Aviciin, “Lonely Together” po i afrohet top-treshes në Toplistën Zyrtare këtë javë.

Teksa duket se albumi nuk do të vijë deri në vitin e ardhshëm, Rita do të mbyllë vitin me një këngë të re, të titulluar “Anywhere” e që do të publikohet nesër, më 20 tetor, transmeton albinfo.ch.

Kënga është shkruar nga Rita dhe Andrew Wyat dhe mund ta dëgjoni në këtë link: https://lnk.to/anywhere?ref=https%3A//l.instagram.com/

Duke folur për këngën, që paraqet jetën jashtë punës dhe kënaqësisë me miqtë, Rita ka thënë: “Isha në një rutinë, duke punuar përditë, dhe e pash veten duke ëndërruar për pushim jashtë qytetit dhe të dilja në udhëtim me miqtë e mi duke mos kthyer kokën prapa”. / KultPlus.com

Anywhere. Out Tomorrow.

A post shared by Rita Ora (@ritaora) on

Të ngjajshme