Rita Ora mahnit me fotosesionin për ‘L’Officiel Brasil’ (FOTO)

16 Tetor, 2023 - 6:30 pm

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është një emër shumë i kërkuar nga revistat më me nam botërore. Së fundmi, 32-vjeçarja ka pozuar për revistën e famshme, “L’Officiel Brasil”.

“Rita Ora është padyshim një fuqi! Për kopertinën tonë, Rita tregoi në një intervistë ekskluzive me ‘L’Officiel Brasil’, se si e filloi karrierën e saj derisa u vendos sot si një artiste e suksesshme solo. Dhe gjithashtu tregon se është frymëzuar nga figurat ikonike si Cher, Naomi Campbell, Kate Moss dhe Madonna, gjë që sigurisht reflekton në imazhin e saj magjepsës”, shkroi revista “L’Officiel Brasil në Instagram, teksa prezantoi koopertinën e re.

Ndërs Rita është shprehur: “Unë jam një artiste nga natyra. Qoftë në skenë duke kënduar, duke filmuar një film apo duke paraqitur një shfaqje. Që në fillimet e karrierës sime, kam menduar të mësoj sa më shumë dhe të bëhem sa më e shumë-anëshme. Të qeurit zënë është në ADN-në time dhe ka qenë gjithmonë kështu për mua”, tha këngëtarja shqiptare.

Tutje, Rita ka folur edhe për mënyrën se si arrin ta mbajë veten në top formë.

“Mendoj se nga njëra anë është të kujdesem për veten dhe të dëgjosh trupin tim. Gjumi është gjithashtu i rëndësishëm për mua. Nëse mund të kryej të gjithë punën time dhe përsëri të fle një natë të plotë, atëherë e di se kam bërë një punë të mirë. Por nga ana tjetër, gjithmonë pyes veten: ‘A do të ketë rëndësi kjo pesë vjet nga tani?’ Dhe nëse përgjigja është jo, atëherë vazhdoj dhe përpiqem të mos lejoj që stresi të më zërë më hapësirë ​​në kokën time”, tha Ora.

Rita këtë vit njashtu publikoi edhe albumin e saj të tretë në karrierë, “You and I” – një album me këngë dashurie, të cilat ia dedikon bashkëshortit të saj. / KultPlus.com

Të ngjajshme