Rita Ora po sjell bashkëpunim me këngëtaren e njohur shqiptare

11 Gusht, 2022 - 1:34 pm

Rita Ora këto ditë ka pushtuar titujt e mediave pasi u martua me regjisorin Taika Waititi. Por rreth kësaj teme Rita nuk është deklaruar dhe ka vendosur ta mbajë tërësisht private, përcjellë KultPlus.

Ndërsa sa i përket karrierës, Rita është duke punuar për albumin e ri, ndërsa një burim i tha tabloidit britanik The Sun, se artistja është duke punuar në studio edhe për një këngë të veçantë që do ta sjellë në bashkëpunim me artisten tjetër shqiptare, Ava Max.

“Rita tashmë është kthyer në studio duke punuar në albumin e saj të tretë, me sesionin e saj të fundit të incizimit me Ava Max dhe kompozitorin Noah Cyrus”, tha burimi.

Ava Max, është këngëtare shqiptare me famë botërore, famë të cilën ja solli hiti i saj “Sweet but Psycho”. / KultPlus.com

EPA/Boglarka Bodnar HUNGARY OUT

Të ngjajshme