Rita Ora pozon nudo për kopertinën e revistës “Clash” (FOTO)

4 Tetor, 2018 - 9:20 pm

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Rita Ora, është më se aktive kohëve të fundit.

Përveç përgatitjeve për albumin, i cili do të publikohet i plotë më 23 nëntor, Rita ka publikuar pak javë më parë edhe këngën e saj më të fundit me klip.

“Let you love me” titullohet kënga më e re e Ritës, e cila e ka renditur atë në majat më të larta të top-listave amerikane dhe britanike.

Këngëtarja shqiptare është mjaft aktive edhe me intervista dhe dalje televizive, teksa së fundmi ka dhënë një intervistë për revistën e njohur britanike, “Clash”.

Përveç intervistës, ajo ka realizuar edhe një set fotografik për këtë revistë, ndërsa në kopertinën e saj është shfaqur nudo.

“Faleminderit Matt dhe të gjithë ekipit të “Clash”, që më nderuat me këtë kopertinë. Më bëri të ndihem kaq rehat që të jem vetvetja dhe të ndjehem e lirë, ishte kaq çliruese”, ka shkruar Rita Ora në Instagram. / KultPlus.com
https://www.instagram.com/p/BohTMg0H4H7/?taken-by=ritaora

https://www.instagram.com/p/BoXIWyVHKjZ/?taken-by=ritaora

Të ngjajshme