Rita Ora sjellë këngën e re dedikuar qytetit të Londrës (VIDEO)

21 Nëntor, 2018 - 5:56 pm

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, është duke i publikuar këngët e reja njëra pas tjetrës.

Krejt kjo ngase më datë 23, këtë të premte, ajo do të publikojë albumin e dytë në karrierën e saj me titull “Phoenix”.

Sot, Rita publikoi këngën e katërmbëdhjetë të albumit të saj, “Falling to Pieces”.

Kjo këngë është një nga më të veçantat në albumin e saj, kjo pasi i dedikohet qytetit të saj ku u rrit, Londrës.

“‘Falling To Pieces’ ka të bëjë me Londrën dhe është kënga me të cilën jam shumë krenare. Ka shumë elemente muzikore në të. Ka një tekst shumë të trishtuar, por është e kundërta me muzikën optimiste. Është një ekuilibër me atë që Londra më bën të ndihem. Është shtëpia ime”, ka thënë ajo së fundmi në një intervistë për A Listit.

Ditë më parë, Ora ka bërë edhe lansimin e këngëve “Cashmere” dhe “Velvet Rope”.

Pjesë e albumit “Phoenix” janë edhe këngët e njohura “Anywhere”, “Your Song”, “Lwet you love me”, “Girls” (bashkëpunim me Bebe Rexhë, Cardi B dhe Charli XCX), dhe “Lonely together” (bashkëpunimi i suksesshëm me Aviciin).

Së fundmi, këngëtarja shqiptare ftoi miqtë dhe familjarët e saj në një ndejë private në Londër, për të festuar finalizimin e suksesshëm të albumit të saj të ri, i cili vjen pas një pritje të gjatë gjashtë vjeçare. /KultPlus.com

Të ngjajshme