Robert Aliaj Dragot, zëri kritik brenda ‘Këngës Magjike’

4 Dhjetor, 2018 - 3:30 pm

Në mesin e këngëve garuese në Kënga Magjike këngëtari Robert Aliaj Dragot ka ardhur me një këngë ‘protestuese’ ndaj situatës së tanishme të shqiptarëve.

Ai ka përshtatur poezinë e Fan Nolit “Anës lumenjve” tek kënga “Ah, ku më hodhi Zoti”.

Teksti i këngës “Ah, ku më hodhi Zoti”

Ah, ku më hodhi Zoti, syrgjysonur e katosur
Po vajtonj pa fund, pa shpresë, mes Brukselit, mes BE-së,
Ku e lam’ e ku na mbeti, këtu vdes për bukë mileti,
Anës Zenës, i palarë, edhe ujin me orar.
Pranë sofrës, vdes urie, plot me lista veresie.
Pranë dijes, të panxënë, mfëmijë që shkollën lënë,
Futur në kulla ngujimi… Rroftë arsimi, Poshtë arsimi!
Lakuriq dhe i dregosur, mes Brukselit, sakatosur.
Ah, ku më hodhi Zoti…
Se ç’e shembën mercenarët, prokurorët dhe gjyqtarët,
Se ç’e shtypi, korrupsioni, qeveritë që s’bien nga froni,
Se ç’e pren’ e se ç’e vranë, Ç’e shkretuan anembanë,
Me reforma, me hashash, me drejtësi deledash.
Nënë thundrën e mjerimit, mes Belgjikës, Perëndimit…
Çirrem, digjem i vrerosur, i penduar, çarmatosur,
As i gjallë as i varrosur, Pres një shenj’ e pres një dritë,
Që të kthehem pas një ditë, Në të ëmblën Shqipëri.
Ku kupton, që je njeri, Ah, ku më hodhi Zoti…
Në të ëmblën Shqipëri, Ku kupton, që je njeri.
Aty ku të hapet dera, ku mbijnë lulet dhe në plehra,
Pranë vatrës, ku zien puna, ku ndrit Lana, fryrë si Buna,
Ku paqe ka dhe nder, ndaj do kthehem menjëherë.
Ëndëroj pa fund, pa shpresë, në Dragot të shkoj, të vdes.
Dhe një zë vengon nga lumi, më buçet, më zgjon nga gjumi,
Se mileti po feston, Parlamenti e bekon,
Se pëlcet, bollëku, puna, fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini, zbutet me tendera zengjini,
Se pas vuajtjes ndriti jeta, barazia, e vërteta.
Ngrehuni ashtu si bota, dhe i mbuloni me vota
Katundar’ e punëtorë, që nga Shkodra gjer në Vlorë!
Ky ilaç e ky kushtrim, më bën djal’ e më bën trim,
Që të vij plot me shpresë, pranë Filatit, pranë Dumresë,
Se pas dimrit vjen një verë, kthehuni dhe menjëherë,
pranë vatrës, pranë punës, anës Vjosës, anës Bunës.
Pranë Lumbardhit, larg prej dhunës
Ah, ku më hodhi Zoti…
Arratisur, syrgjynosur, emigrant e bukësosur,
brohoras me bes’ e shpresë, Ne Dragot do shkoj të vdes…
Lakuriq dhe i dregosur, syrgjynosur, sakatosur.
Mes Brukselit ziliqar,
O sa mirë me ken’ shqiptar…./ KultPlus.com

Të ngjajshme