Sheynnis Palacios Cornejo fituese e Miss Universe 2023

19 Nëntor, 2023 - 11:00 pm

Sheynnis Alondra Palacios Cornejo është “gruaja më e bukur në botë”.

Sheynnis Palacios ka hyrë në histori pasi këtë të diel ajo u bë gruaja e parë nga Nikaragua e shpallur Miss Universe. Ajo është fituese e shumë konkurseve bukurie dhe i ka treguar botës potencialin, hirin dhe zgjuarsinë e saj.

Karriera e Palacios filloi shumë herët, në vitin 2016, kur ajo u kurorëzua me Miss Teen Nikaragua.

Ajo gjithashtu mund të cilësohet si bukuroshja perfekte dhe shumë e zgjuar, dhe kjo ishte evidente me përgjigjen e saj ndaj pyetjes “nëse do të mund të jetonit një vit në këpucët e një gruaje tjetër, kë do të zgjidhnit dhe pse?”

Sheyniss zgjodhi Mary Wollstonecraft dhe tha: “Unë do të zgjidhja Mary Wollstonecraft sepse ajo hoqi hendekun dhe u dha një mundësi shumë grave. Unë do të doja që ai boshllëk të hapej në mënyrë që më shumë gra të mund të punonin në çdo fushë që ato zgjedhin të punojnë, sepse nuk ka një vend ku gratë nuk mund të punojnë.”

Konkursi vjetor i bukurisë u zhvillua në kryeqytetin e Salvadorit, San Salvador. Shoqëruesja e parë u rendit Anntonia Porsild nga Tajlanda.

Bukuroshet këtë vit u gjykuan nga një panel ku merrte pjesë modelja Halima Aden, ylli i “Queer Eye” Carson Kressley, influencuesi i TikTok Avani Gregg dhe dy ish-fitueset e Miss Universe, Janelle Commissiong nga Trinidad & Tobago. (Miss Universe 1977) dhe Iris Mittenaere e Francës (Miss Universe 2016)./Euronews Albania/ KultPlus.com

Të ngjajshme