Spice Girls gati për të rikrijuar klipin e këngës “Wannabe”

18 Shtator, 2020 - 12:30 pm

Fansat u gëzuan pa masë kur këngëtaret e grupit “Spice Girls” u ribashkuan për një turne muzikor pas kaq shumë vitesh aludime.

Sigurisht komentet më të shumta shkuan për Victoria Beckham e cila që në fillim nuk donte të ishte më pjesë e “Spice Girls” por të fokusohej tek bizneset e saj, që më pas nisën të falimentonin.

Së fundmi mësohet se vajzat e grupit legjendar do të rikrijojnë klipin e hitit të tyre të vitit 1996, “Wannabe”.

Kjo do të jetë surpriza e parë që ato kanë për fansat për festimet e 25 vjetorit të krijimit të grupit. A do të jetë Victoria pjesë e klipit? Mel B konfirmoi se kjo me shumë gjasa nuk do të ndodhë./ KultPlus.com

Të ngjajshme