Dua Lipa ka një mesazh për shqiptarët (VIDEO)

24 Nëntor, 2018 - 5:33 pm

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa është një emër që çdo ditë na bën të ndihemi krenarë në botë.

Javën e kaluar Dua ishte e ftuar speciale në koncertin që u mbajt në Romë për nderë të ditëlindjes së Skënderbeut.

Së bashku me të ishin edhe shumë emra të njohur shqiptarë dhe padyshim që nuk munguan edhe disa mesazhe të Duas për shqiptarët.

Në një interviste të shkurtër nga gazetari Drini Zeqo gjatë eventit në Romë, këngëtarja foli për ndjenjën e të qenit pjesë e një eventi të tillë.

“Shumë mirë, një moment shumë i veçantë edhe ndjehem shumë mirë që jam sot këtu, jam shumë krenare që marr pjesë në një event të tillë”, tha Dua.

“Ju dua shumë dhe pa suportin tuaj nuk do të isha këtu sot”, shton më tej këngëtarja. /KultPlus.com

Të ngjajshme