The Sun: Rita Ora dhe Dua Lipa në mesin e yjeve më glamuroze të mbrëmjes

22 Shkurt, 2018 - 12:15 pm

E përditshmja britaneze “The Sun”, menjëherë pas natës së madhe të Brit Awards, ka publikuar një shkrim për dukjen e yjeve në tapetin e kuq. Kryetitulli i këtij lajmi është pikërisht te këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora, shkruan KultPlus.

Rita Ora, në këtë shkrim vlerësohet për stilin e saj të veçantë me fustanin e bardhë që bëri që e gjithë vëmendja të kthehet tek ajo. Ndërsa, në këtë shkrim një vëmendje të veçantë i kushtohet edhe këngëtares tjetër shqiptare Dua Lipës, e cila mbrëmë u paraqit me një fustan të gjerë ngjyrë rozë.

“E shumë nominuara, Dua Lipa që në fillim tërhoqi vëmendjen në fustanin ngjyrë rozë nga tyli”, shkruhet në shkrimin e “The Sun”.

Po ashtu në ketë tekst një theks i veçantë bie tek trëndafili i bardhë, që simbolizon solidarizimin me viktimat e abuzuar seksualisht. Kampanja “Time’s up”, tashmë nënkupton një lëvizje të njohur që fillimisht u shfaq në Amerikë.

Dua Lipa, mbrëmë nga Brit Awards mori dy trofe me vete, pasi që fitoj çmimin si “Artistja më e mirë femër” dhe “Artistja debutuese”. Kurse Rita Ora dhuroi një performancë të mahnitshme të këngëve të saj të suksesshme.

Holly Willoughby, Maya Jama, Scarlett Moffatt, Aleesha Dixon, Jessie Ware përbëjnë listën e të komentuarve të tjerë në këtë shkrim. / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme