Të famshmit në ndihmë të Houstonit

31 Gusht, 2017 - 3:50 pm

Tragjedia që po ndodhi në Houston, Teksas ka prekur gjithë botën, dhe të gjithë po mundohen të iu ndihmojnë sado pak.

As të famshmit e Hollywoodit nuk janë kursyer për t’iu dal në ndihmë familjeve të prekura nga uragani Harvey.
Përderisa donacionet po vinë nga i gjithë vendi, disa fytyra të njohura janë bashkuar, për të dhënë ndihmën e tyre, transmeton kp.
Jamie Foxx ka postuar në Twitter, duke thënë se ai bashkë me disa kolegë të tij po organizojnë një fondacion ku do të bëhen donacionet, dhe të gjithë janë të ftuar të marrin pjesë.
Deri më tani dihet se fytyra të njohura si Reese Witherspoon, Blake Shelton dhe Michael Strahankanë dal vullnetarë të ndihmojnë.
Edhe aktorja Sandra Bullock ka dhuruar një shumë prej 1 milion dollarëve, dhe gjithashtu fondacioni i Leonardo DiCaprios ka dhuruar 1 milion dollarë për të prekurit e vërshimeve./ KultPlus.com

Të ngjajshme