“Vogue” rendit Nensi Dojaka ndër stilistët që do të përcaktojnë trendin e 2022

2 Nëntor, 2021 - 12:27 pm

Edicioni australian i revistës “Vogue” e ka cilësuar stilisten shqiptare Nensi Dojaka, si një nga emrat që do të përkufizojnë stilin e veshjeve për vitin 2022.

Në një artikull të gjatë për tendencat e vitit që vjen revista mes emrave të njohur të modës  si Hermès, Dior, Valentino , Tom Ford  rendit edhe stilisten shqiptare.

“Kjo pararojë e re e stilistëve të cilës i përket Nensi Dojaka, krijojnë stilin e një gruaje të fortë dhe të guximshme” shkruan “Vogue”

Nensi Dojaka, në muajin shtator fitoi çmimin prestigjioz të grupit LVMH (Louis Vuitton, Moet, Hennessy) për stilistët e rinj. Gjaë ceremonisë së mbajtur në Fondacionin Louis Vuitton, Dojaka u shpall fituese mes nëntë finalistëve./diaspora shqiptare/KultPlus.com

Të ngjajshme