117 vite nga lindja e Abdurrahim Buzës, kjo është vepra e tij e vitit 1957 “Refugjatët”

Është një ndër artistët më të rëndësishëm shqiptarë dhe veprat e tij kanë zënë vend edhe në koleksionin e Galerisë Kombëtare të Tiranës, shkruan KultPlus.

Abdurrahim Buza ka trajtuar tema të ndryshme nëpërmjet artit të tij, por dukshëm vërehet dhimbja e popullit shqiptar, që ka reflektuar edhe në punën artistike të Buzës.

KultPlus kësaj radhe ka përzgjedhë veprën “Refugjatët”, vepër kjo që është realizuar në vitin 1957, dhe po kjo vepër është prezantuar edhe në Documenta 14./ KultPlus.com

Paris-presse për Bekim Fehmiun: Parizienet do të çmenden pas tij!

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 18 Gusht 2020.

“Paris-presse” ka botuar, të premten e 20 tetorit 1967, në faqen n°10, një shkrim mbi reagimin asokohe të vajzave pariziene ndaj Bekim Fehmiut, pasi kishin parë filmin e tij “J’ai même rencontré des Tziganes heureux”, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar.

Parizienet do të çmenden pas tij

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Po, të gjitha parizienet do të çmenden pas Bekim Fehmiut, yllit dhe talentit të zbuluar në filmin e Aleksandër Petroviçit. (Bëhet fjalë për filmin : “J’ai même rencontré des Tziganes heureux – Madje, kam takuar ciganë të lumtur ” – shqipëruar nga frengjishjta)

Në Kanë, kritikët thanë për të se ai duket si Sinatra (Frank), luan si Burton (Richard) dhe është tërheqës si Belmondo (Jean-Paul).

https://www.darsiani.com/la-gazette/paris-presse-per-bekim-fehmiun-1967-parizienet-do-te-cmenden-pas-tij/ / KultPlus.com