Xheraldina Maria dhuron 5 drunj blini në lagjen ku u rritë Rebeka

Të premten e javës së kaluar, Xheraldina Maria e cila para pesë viteve humbi vajzën e saj Rebeka Rexhepin në betejë me kancerin, ka dhuruar pesë drunj bliri në lagjen Dardania, lagje kjo në të cilën edhe është rritur Rebeka, përcjell KultPlus.

Lajmi u bë i ditur në faqen zyrtare të Komunës së Prishtinës në rrjetin social Facebook.

Të premtën, 5 drunj bliri janë dhuratë nga Xheraldina Maria për parkun në lagjën Dardania ku edhe është rritë Rebeka.
Kujdesi dhe rritja e drunjëve do të bëhet në kujtim të saj”
, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës. / KultPlus.com

Të premtën, 5 drunj bliri janë dhuratë nga Xheraldina Maria për parkun në lagjën Dardania ku edhe është rritë Rebeka. Kujdesi dhe rritja e drunjëve do të bëhet në kujtim të saj. #prishtina💚

Posted by Komuna e Prishtinës on Monday, April 19, 2021