Aktorja shqiptare e vrarë në SHBA varroset sot në Shkup

Aktorja shqiptare, Adea Shabani, e cila një muaj pasi ishte zhdukur u gjet e vdekur, do të varroset sot në Shkup.

Trupi i pajetë i Adea Shabanit, aktores që e cila jetonte në Los Angelos, ka arritur në vendlindjen e saj. Ajo do të varroset sot në orën 14:00, në varrezat e Butelit.

“Adea Shabani e ka varrimin ne ora 14:00 ne varrezat e Butelit ne Shkup. Mbledhja komemorative eshte ne Aleksandar Palace ne ora 10:00”, është thënë në një njoftim.

Një muaj pasi ishte njoftuar zhdukja e saj, aktorja shqiptare u gjet e vdekur në një varr të cekët.

Dyshohet se i dashuri i saj, aktori Christopher Spotz, është i përfshirë në vdekjen e saj. Spotz ka një javë para se të gjendej trupi i Shabanit, pasi ai ishte ndjekur nga policia. /Express/ KultPlus.com

Kufoma e gjetur konfirmohet se është e Adea Shabanit

Policia në Kaliforni ditë më parë ka gjetur kufomën e një vajze të re, ndërsa shumë shpejt është konfirmuar se bëhet fjalë për trupin e aktores shqiptare 25-vjeçe, Adea Shabani.

Aktorja e lindur në Maqedoni, ishte zhdukur para një muaji nga shtëpia e saj në Los Anxhelos, ndërsa trupi i saj është gjetur 645 kilometra larg shtëpisë së saj. Policia ka konfirmuar se identifikimi i saj është bërë i mundur përmes tatuazheve në trup, ndërsa policia për vrasjen e saj ka dyshuar të dashurin e saj Christopher Spotz.

Adea ishte zhdukur më 23 shkurt dhe policia deri javën e kaluar nuk kishte kurrfarë gjurmësh të saj. Por javën që shkoi, policia gjatë ndjekjes së një veture të vjedhur, ka plagosur shoferin e saj.

Dhe ishte pikërisht Christopher Spotz, i cili gjatë ndjekjes në fund e kishte vrarë veten me revolen e tij. Aktorja e re shqiptare, dy vite më parë ishte zhvendosur në Amerikë, për të zhvilluar karrierë në Hollivud./ KultPlus.com

Adea Shabani besohet se është vrarë, i dashuri i saj kryen vetëvrasje pas ndjekjes së policisë

Aktorja ambicioze nga Maqedonia, Adea Shabani, e cila u zhduk në mënyrë misterioze në apartamentin e saj në Hollivud muajin e kaluar, besohet se është e vdekur – dhe burri i cili ishte në lidhje me të bëri vetëvrasje të enjten pas përndjekjes nga policia.

Adea Shabani, nga Maqedonia, shkoi në SHBA më pak se dy vite më parë për të ndjekur karrierën e saj në aktrim.
Ajo jetonte në Los Anxhelos, ku për herë të fundit ishte parë më 23 shkurt, afër shtëpisë së saj.

Policia e konfirmoi për FOX11 se familja dhe miqtë e saj besojnë se Adea ka vdekur. Chris Spotz, 33 vjeç, që gjithashtu ishte një aktor ambicioz, ishte në lidhje me Adean.
KTLA raportoi se ai dhe Adea ishin takuar në një shkollë të aktrimit. Zyra e Sherifit në Qarkun e Riverside tha se Spotz tentoi të ikte nga policia me një kamion të vjedhur.

Spotz raportohet se kishte një pasagjer në automjetin e vjedhur por u ndalua që ta linte personin të dilte jashtë, para se të vazhdonte ikjen e tij nga policia.
Shoferi më pas qëlloi veten në kokë, përderisa policia tentoi të krijonte një kordon bllokues në rrugë për ta ndalur atë, transmeton Gazeta Express.
Autoritetet i thanë NBC Los Angeles se automjeti mund të jetë përdorur për vrasje. Detaje të tjera rreth vrasjes nuk u bënë publike. Policia beson se Shabani u vra në një rajon mes Hollivudit dhe Sakramentos.

Policia po vazhdon ta kërkojë trupin e Adeas dhe zhdukjen e saj misterioze. Nëna e Adeas tashmë ka angazhuar një hetues privat për të ndihmuar në kërkimin e saj.
Miqtë dhe familjarët e Adeas filluan të brengosen për të kur ajo nuk ishte më aktive në rrjetet sociale dhe as nuk e hapte celularin./ KultPlus.com