Stanaj publikon këngën e re “Love Me”

Albert Stanaj ka publikuar projektin më të ri muzikor.

“Love Me” titullohet kënga e re e tij, të cilën nuk e ka shoqëruar me videoklip.

Para lansimit të këtij projekti, Stanaj u shpreh se ky është projekti më i veçantë për të deri më tani.

Alberti deri më tani ka sjell një sërë projektesh që u mirëpritën nga publiku si “The Way I love her”, Romantic”, “Ain’t love strange” e të tjera.

Stanaj po ashtu gjithnjë ka treguar se ka një shoqëri me reperin Chris Brown, dhe ai ka thënë se Chris ka qenë një ndër artistët e mëdhenj që e ka mbështetur shumë edhe në rrjete sociale.

Kujtojmë që këngëtari vitin e kaluar ishte në Kosovë në festivalin “Sunny Hill”, i cili dhuroi një performancë të ‘zjarrtë’ para qindra njerëzve. /Telegrafi/ KultPlus.com

Sunny Hill Festival në Prishtinë, përpos Dua Lipës do të sjellë edhe këtë këngëtar të famshëm

Dua Lipa, ylli i muzikës botërore që së fundi shënoi suksesin në Brit Awards 2018 në Londër, ka vendosur të kthehet përsëri në Prishtinë, e cila do të paraqitet në Sunny Hill Festival në Prishtinë, shkruan KultPlus.

Dua Lipa në Prishtinë do të prezantohet më 10 gusht, pas koncertit të fundit që pat realizuar në vitin 2017, po në Prishtinë.

Mirëpo, në këtë koncert përpos Dua Lipës do të merr pjesë edhe një artist tjetër shqiptar, poashtu një yll në ngjitje. Ai është Albert Stanaj, i cili do të jetë pjesë e këtij festivali në Kosovë, që ende nuk është zbuluar shumë për karakterin e këtij festivali.

Vetë Albert Stanaj ka shkruar në rrjete sociale, i cili është shprehur të jetë i lumtur për këtë paraqitje.“Hej Dua Lipa, nuk më pritet që të të bashkohem në Kosovë në festivalin e muzikës ‘Sunny Hill’. I emocionuar që të performoj për herë të parë në Kosovë. Detaje të tjera së shpejti, shihemi”, ka shkruar Stanaj./KultPlus.com