30 vite pa ambasadorin e shkencës shqiptare Aleks Buda

Aleks Buda, mësues i popullit, historian dhe akademik shqiptar vdiq më 7 korrik 1993.

Historian i shquar, profesor, kryetar i parë i ASHSH. Lindi në Elbasan në një familje të njohur intelektuale. Shkollën fillore e kreu në Leçe (Leçe, Itali), të mesmen në Zalcburg (Salzburg, Austri), studimet e larta në Fakultetin e Filozofisë (dega filozofi-letërsi) të Universitetit të Vjenës (1929-1935). Më pas (1939-1943) punoi si mësues në Liceun e Tiranës e në atë të Korçës.

Në vitet 1945-1946 qe drejtor i Bibliotekës Kombëtare. Me formimin më 1955 të Institutit të Historisë e të Gjuhësisë, Aleks Buda si një ndër organizatorët e tij dhe punonjësit shkencorë më me përvojë, themeloi Sektorin e Historisë së Mesjetës dhe me këtë hodhia bazat e medievistikës shqiptare. Qe një nga themeluesit e katedrës së historisë dhe të kursit të historisë së Shqipërisë të Universitetin të Tiranës. Më 1973 u zgjodh kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, detyrë që e mbajti deri në fund të jetës.

Veprimtaria kryesore e tij ishte studimi i historisë, veçanërisht në fushën e historisë mesjetare shqiptare dhe të Rilindjes Kombëtare. Ai është bashkautor dhe redaktor përgjegjës i tekstit të “Historisë së Shqipërisë vëllimi I” dhe autor i disa studimeve për periudha të ndryshme të Historisë së Shqipërisë, sidomos për atë të “Skënderbeut” për etnogjenezën e popullit shqiptar si dhe autor i shumë shkrimeve publicistike. Buda ka shkruar edhe hyrjen 18-faqeshe të botimit të veprës së Marin Barletit, “Rrethimi i Shkodrës”, e cila u përthye nga Henrik Lacaj dhe u botua në Tiranë në vitin 1962.

Është bashkautor i Vëllimit II “Historia e Shqipërisë”, botuar në vitin 1965 dhe dha ndihmesë të çmuar në konceptimin e udhëheqjen shkencore, dhe si kryeredaktor në hartimin e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar (1985), e para vepër enciklopedike shqiptare.

Është nderuar “Mësues i Popullit”, “Çmimin e Republikës së Shkallës së Parë”, “Urdhrin e Lirisë” etj. Presidenti i Republikës së Austrisë e ka dekoruar me “Medaljen e Madhe të Artë” (1990), medalja më e lartë që jep Austria për shtetasit e huaj. Këshilli i qarkut të Elbasanit e ka nderuar pas vdekjes (2002) me titullin “Qytetar Nderi”. / Diaspora shqiptare / KultPlus.com

29 vite pa ambasadorin e shkencës shqiptare Aleks Buda

Aleks Buda, mësues i popullit, historian dhe akademik shqiptar u nda nga jeta më 7 korrik 1993.

Homazh, Aleks Buda, një nga mushkëritë që oksigjenuan shkollën shqiptare të studimeve albanologjike

Aleks Buda e pa për herë të parë dritën e diellit më 7 shtator 1911, në një nga shtëpitë e lagjes Kala të Elbasanit, në familjen e Taqi Budës, përfaqësues i qytetit të tij në kongreset e Manastirit dhe Elbasanit dhe mbështetës i Normales së mirënjohur të qytetit.

Kryeministri Edi Rama përkujtoi sot në rubrikën “Homazh” fidgurën e Aleks Budës duke e cilësuar atë “një nga dy mushkëritë që oksigjenuan shkollën shqiptare të studimeve albanologjike”.“I prirur familjarisht drejt mësimnxënies dhe mësimdhënies, qysh fare i ri, Aleks Buda i avitet, nga Austria në Itali, kryeqendrave të hulumtimit shkencor në fushë të ballkanistikes; frekuenton Patsch, Joklin dhe Tagliavinin; dialogon në idiomat e shkencës me Çabejin dhe Lasgushin; përfton aftësinë e qasjeve holiste dhe analitike të historisë; me një fjalë, merr krahët e hutinit të Minervës dhe të Hegelit dhe kqyr panoramen e madhe historike, kombëtare dhe ndërkombëtare”, theksoi Kryeministri Rama.Me durimin dhe vetëpërmbajtjen e një filozofi antik dhe me prirjen ku bashkohej pasioni për shkencën dhe geni familjar, përballoi vënien në shënjestër nga snajperët e ideologjisë, pa iu shmangur detyrës që i kishte taksur fati: grumbulloi burimet njerëzore që krijuan botën shkencore dhe akademike shqiptare; përmblodhi në vëllime etapat kryesore të studimeve historike në Shqipëri; i dha dorë hulumtimeve enciklopedike; mbikqyri dhe redaktoi dhjetra botime të dokumentacionit të huaj mbi historinë tonë; la faqe nga më interesantet dhe me autoritativet të historiografisë shqiptare, me një thjeshtësi të admirueshme””, shtoi ai.“Aleks Buda mbetet, së bashku me Çabejin, alter ego-n e tij të gjuhësisë shqipe, një nga dy mushkëritë që oksigjenuan shkollën shqiptare të studimeve albanologjike. Sa të varfër do të kishim qenë pa frymën që, në mes të tallazeve të një shoqërie të ndrydhur e nën përdhunën e diktaturës, ata injektuan në mjedisin intelektual dhe pedagogjik”, përfundoi Kryeministri Edi Rama. Atsh / KultPlus.com

Akademia e Shkencave përkujton kryetarin themelues, Aleks Budën

Akademia e Shkencave përkujton me nderim e mirënjohje të thellë kryetarin themelues të saj, akademik Aleks Budën, në ditën e ndarjes së tij nga jeta, erudit me kulturë të gjithanshme që i la një trashëgimi të pasur albanologjisë dhe gjithë shkencës shqiptare në tërësi.

Aleks Buda ishte personalitet i historiografisë dhe i kulturës shqiptare në gjysmën e dytë të shek. XX, kryetar i parë i ASHSH (1972–1993), Mësues i Popullit. Lindi në Elbasan në një familje të njohur intelektuale. Shkollën fillore e kreu në Leçe (Lecce, Itali), të mesmen në Zalcburg (Salzburg, Austri), studimet e larta në Fakultetin e Filozofisë (dega filozofi-letërsi) të Universitetit të Vjenës (1929–1935).

Më pas (1939–1943) punoi si mësues në Liceun e Tiranës e në atë të Korçës. Mori pjesë në Lëvizjen ANÇ; më 1944 u zgjodh nënkryetar i Këshillit ANÇ të qarkut të Elbasanit. Në vitin 1945–1946 qe drejtor i Bibliotekës Kombëtare. Ishte një ndër organizatorët e Institutit të Shkencave, ku drejtoi Sektorin e historisë e të sociologjisë dhe dha ndihmesë në ngritjen e sektorëve të arkeologjisë e të historisë së lashtë, të historisë së mesjetës, të historisë së kohës së re, të artit mesjetar, etnografisë etj.

Me formimin më 1955 të Institutit të Historisë e të Gjuhësisë, Aleks Buda si një ndër organizatorët e tij dhe punonjësit shkencorë më me përvojë, themeloi sektorin e historisë së mesjetës dhe me këtë hodhi bazat e medievistikës shqiptare. Me ngritjen e UT (1957) Aleks Buda u bë një ndër themeluesit e katedrës së historisë së Shqipërisë dhe të kursit të historisë së Shqipërisë në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë. Punoi veçanërisht për përgatitjen e historianëve të rinj e sidomos të studiuesve të historisë mesjetare të Shqipërisë.

Si kryetar i ASHSH që në themelimin e saj (1972) dhe si studiues me formim e kulturë të gjithanshme, historike, gjuhësore, arkeologjike, etnografike, të artit mesjetar etj., Aleks Buda dha një kontribut të çmuar në organizimin e punës kërkimore-shkencore sidomos në fushën e albanologjisë, duke orientuar kërkimet shkencore në studimin e historisë së kombit shqiptar, në mënyrë të veçantë të historisë së lashtë, asaj mesjetare dhe të Rilindjes Kombëtare.

Aleks Buda i dha shkencës shqiptare punime përgjithësuese themelore, siç janë studimet për formimin e etnosit ilir, për urbanizimin në Iliri dhe për formimin e uniteteve etnike-kulturore.

Në fushën e mesjetës trajtoi tema kushtuar vazhdimësisë iliro-shqiptare, gjenezës së popullit shqiptar, formimit të gjuhës e të kulturës së tij, autoktonisë së Shqiptarëve në trojet e tyre amtare, kulturës materiale e shpirtërore të Shqiptarëve, vendit e rolit të popullit shqiptar në qytetërimin ballkanik dhe europian, Skënderbeut dhe epokës së tij etj. Ndihmesë të veçantë ka dhënë edhe në trajtimin e problemeve të historisë së Rilindjes.

Aleks Buda ideoi dhe konceptoi veprën kolektive “Historia e Shqipërisë” (vëll. I–II, 1959, 1965), vepër krejt e re si nga përmbajtja e gjerësia e trajtimit, ashtu edhe nga kriteret shkencore të ndërtimit e të vështrimit të procesit historik; është gjithashtu bashkautor dhe bashkëredaktor i botimit të ri të “Historisë së Shqipërisë” (vëll. II, 1984), bashkautor i “Historisë së popullit shqiptar”, vëll, II, 2002. Ka dhënë ndihmesë të çmuar në udhëheqjen shkencore (kryeredaktor) të “Fjalorit enciklopedik shqiptar” (1985).

Aleks Buda i la kulturës kombëtare një trashëgimi të pasur, studime me problematikë të gjerë arkeologjike, historike, gjuhësore etj., të përmbledhura në katër vëllime me titull “Shkrime historike” (I–II, 1986; III, 2002; IV, 2000). Pjesë të zgjedhura prej tyre janë botuar nga ASHAK në vëllimin “Studime historike” (Prishtinë, 2006).

Aleks Buda ka përfaqësuar shkencën historike shqiptare në konferenca e kongrese ndërkombëtare, si në ato të Shoqatës së Studimeve të Europës JL (AIESEE), të Shoqatës Botërore të Historianëve etj., në të cilat trajtoi probleme të historisë së popullit shqiptar, duke nxjerrë në pah veçoritë historike të zhvillimit të Shqipërisë në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit dhe marrëdhëniet e ndërsjella të Shqiptarëve me popujt e tjerë. Aleks Buda ishte zgjedhur në disa forume shkencore ndërkombëtare, si nënpresident i Shoqatës Ndërkombëtare të Studimeve të Europës JL, anëtar i Komitetit Drejtues të Shoqatës Botërore të Historianëve, anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave të Bullgarisë etj.

Ka marrë “Çmimin e Republikës” të shkallës së parë, është dekoruar me “Urdhrin e Lirisë” të kl. I dhe me “Urdhrin e Flamurit të Punës” të kl. I. Presidenti i Republikës së Austrisë e ka dekoruar me “Medaljen e Madhe të Artë” (1990).

Aleks Buda ka qenë deputet në Kuvendin Popullor në disa legjislatura (që nga v. 1950) dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Frontit Demokratik të Shqipërisë. Aleks Buda vdiq pas një sëmundjeje të rëndë, në Tiranë më 7 korrik 1993./ I. Vataj/ KultPlus.com