U prezantua në Bruksel libri “Deti nuk ka portë” i Aleksandër Çipës

Ndryshe nga ç ’jemi mësuar ta shohim në rolin e gazetarit, Aleksandër Çipa u paraqit në Bruksel, në rolin e poetit, me vëllimin e tij të katërt Poetik “Deti nuk ka portë”.

Përurimi i librit u bë ditën e shtunë të datës 13 prill në “Vintage” të Komunën e Koekelbergut. I ftuar nderi ishte dhe Kryetari i Komunes Ganshoren Pierre Kompany, si dhe personalitete të tjera nga fusha e artit dhe kulturës.

Pati një interes shume te madh të komunitetit shqiptar, në Bruksel, ku merrnin pjesë dhe kandidatë shqiptarë për Zgjedhjet Lokale, parlamentare dhe evropiane të komunitetit shqiptar. Nën një atmosferë festive dhe nën muzikën e pianos, aktorja shqiptare Anila Dervishi, recitoi vargje nga vëllimi poetik, ndërkohë që gazetarja e Radios shqiptare të Brukselit “Jehona Shqipes “, Ledja Canaj organizoi dhe moderoi aktivitetin ku pjesëmarrës të ndryshëm, dhanë mendimet e tyre rreth poezisë lirike të autorit. Rreth vlerave letrare të vëllimit foli Gazetari dhe shkrimtari Albert Nikolla, ku tha se “poezia shqiptare e Bregut te jonit, nga Vlora deri në Sarandë. përfaqësohet denjësisht nga Aleksandër Çipa.

Kjo është poezi mesdhetare, e ngrohtë dhe Lirike. Në vëllim bien në sy poezitë lirike si “Tim Eti”, “Shihna prej aty”, “Në vendin tim” dhe “Deti nuk ka portë”, ndërkohë që në vëllim nuk mungojnë edhe poezi shumë moderne dadaiste si “Avull dhe Brymë”, “U shtruan Shirat” etj”.

Në fund takimin e përshëndeti Kryetari i Komunes Ganshoren, Pierre Kompany, i cili vuri në dukje faktin që komuniteti shqiptar po afirmohet si një komunitet Kulturor me mjaft vlere ne Bruksel dhe ne Belgjike. Ai vuri ne dukje se ne te gjitha rangjet e pushtetit ne Belgjike ka përfaqësues te Komunitetit shqiptar, megjithëse është një komunitet i vogël. Ai tha, se; “Të tilla aktivitete rrisin peshën kulturore të shqiptarëve ne Belgjike”. / KultPlus.com