Osmani i reagon Vulinit: E vërteta për Reçakun është me e fuqishme se çfarëdo propagande tjetër

Së fundmi, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar mbi deklaratën e politikanit serb, Aleksander Vulin, i cili ka thënë se “masakra e Reçakut është një trillim”, transmeton KultPlus.

Zyra e Presidencës ka njoftuar se reagimi i Osmani ka qenë i menjëherëshëm, duke thënë se në Reçak ka ndodhur krim kundër njerëzimit dhe kjo gjë është një fakt i njohur.

Postimi i plotë i Osmanit:

Ish-zëdhënësi i gruas së kriminelit Millosheviq, me propagandë po përpiqet t`i ndryshojë faktet historike. E pamundshme dhe e paarritshme. Në Reçak ka ndodhur krim kundër njerëzimit. Ky fakt është i njohur dhe i dokumentuar botërisht. Tendencat e Vullinit shpërfaqin ambicien e Serbisë për ndryshimin e historisë, kjo përpjekje e kamotshme e këtij shteti në relacion me Kosovën. Përpjekjet e tilla janë vazhdimësi e mendësisë së regjimit të Millosheviqit, nga e cila nuk po arrin të shkëputet Vullini si një besnik i tij. Mohimi i fakteve të luftës nëpërmjet rehabilitimit të kriminelëve të luftës është krim i përsëritur. Por, e vërteta për Reçakun është me e fuqishme se çfarëdo propagande e Vullinit dhe bashkëmendimtarëve të tij. Ata mund të bëjnë filma, por në Reçak e anekënd Kosovës ka ndodhur një realitet që ka shpërfaqur qëllimin e shtetit serb për shfarosjen e popullit shqiptar në Kosovë. Pikërisht shkaku i Reçakut dhe masakrave të tjera, NATO ndërhyri ushtarakisht ndaj Serbisë dhe caqeve ushtarake të saj në Kosovë për ta ndalur mizorinë e një regjimi gjenocidal.

Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker, kishte vizituar këtë vend në atë botë dhe ishte tmerruar nga kufomat e masakruara. /KultPlus.com

Zbulohet shtatorja e William Walker në Reçak - Albinfo