Pritja

Poezi nga Alfred Halilaj.

Është ankth e makth,
Që tendos shpirtin,
Si “kohë Agustiniane”,
Ajo e pret veten,
Pa gosti,
Ti noton më dalë prej lumit,
Që rrëmbyeshëm e ka lëshu krahun me not pash,
Përpëlitesh,
E nuk del dot prej tij.

Me prit,
Është si me vdekë pak nga pak,
E të duket sikur prapë ske me vdekë,
Se pritja është si varr i hapur,
Që të bën me mendu,
Se edhe nëse ndodh rastësisht më ik prej kësaj bote,
Do ngrihesh me forcë të thuash: Do pres, nuk iki, derisa të bëhem plak!