Balerina shqiptare interpretoi në festivalin Korzo në Holandë

Alina Fejzo është interpretuese dhe fotografe, e cila jeton në Holandë. Alina ka përfunduar studimet në Akademinë e Dancit në Rotterdam, Codarts dhe për arkitekturë dhe dizain në Fermo të Italisë.

Ajo aktualisht jep lëndën e improvizimit dhe teknikave moderne në teatrin e muzikës në Universitetin Codarts. Balerina shqiptare, dje ka performuar në livestream në festivalin Korzo.

Performanca u ndoq online nga të apasionuarit pas baletit. Një koreografi e vendosur në disa shkallë në lartësi 4.5 metra, e cila vjen e ngushtohet në majë. Shkallët simbolizojnë botën e paqendrueshme. Balerinët nëpërmjet kërcimit tregojnë përpjekjet që duhet të bëhen në tokë për të mbietuar./ KultPlus.com