Alvin tregon momentin kur humbi të ëmën

Alvin Berisha akoma nuk a ka kaluar tronditjen e madhe që ka pësuar gjatë jetës në kampin në Siri, prej nga u lirua vetëm pak ditë më parë, për t’iu bashkuar sërish babait dhe motrave të tij në Itali.

Mediat italiane shkruajnë sot se ai është marrë në pyetje në prani të një psikologu, por ka qenë vetëm një seancë e shkurtër.

Djali paraqet një gjendje tronditjeje shumë të madhe për shkak të traumave emocionale që ka jetuar.

Ata do ta dëgjojnë atë serish më vonë, por më parë ai do t’i nënshtrohet një operacioni për dëmtimin që ka marrë në këmbë, gjatë bomb ardimit në kamp ku i v diq edhe e ëma, Valbona Berisha.

Fëmija këtë mëngjes, ka treguar mes lotësh se pa sesi nëna e tij vdiq nga një bombë dhe se ai ishte në krah të saj në atë moment, por mundi të shpëtonte.

Ai tregoi se shpërthimi ndodhi në kohën që ishin në kamp në Siri, por jo në Al Hol, nga i cili u shpëtua për t’u kthyer në Itali.

Djali nuk di të tregojë kohën kur ndodhi shpërthimi, por thotë vetëm se ishte “shumë e nxehtë”. Mjekët ndoshta nga plaga e fëmijës do të jenë në gjendje të tregojnë kohën kur ndodhi shpërthimi. / KultPlus.com