Ambasada gjermane: Anija “Mircea” në Durrës, ejani

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë njofton se anija mësimore me vela “Mircea” ndodhet aktualisht në portin e Durrësit dhe nesër do të jetë e hapur për vizitorët, shkruan KultPlus.

Anija mësimore rumune me vela “Mircea” ndodhet aktualisht në portin e Durrësit.

“Aty mësojnë kryesisht kadetë gjermanë dhe rumunë se si të përdorin velat dhe si të lundroni në det të hapur”, thuhet në njoftim të ambasadës.

Po ashtu, ambasada gjermane tregon dhe oraret e mundshme për vizitorët, (e martë, 28.08. – nga ora 10:00 – 12:00 dhe 15:00 – 18:00./ KultPlus.com