Ambasada e Shqipërisë në Kosovë me njoftim të rëndësishëm për ata që organizojnë ndihma humanitare

Ambasada e Shqipërisë në Kosovë ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata që po organizojnë ndihma humanitare për në Shqipëri pas tragjedisë që ka ndodhur dje, shkruan KultPlus.com

Këtu keni njoftimin e plotë:

“Të gjithë shoqatat, individët apo çdo ent juridik në Republikën e Kosovës, që kanë dëshirë të dërgojnë në Republikën e Shqipërisë ndihma humanitare, për përballimin e situatës së rëndë të tërmetit, që goditi vendin tonë, më datë 26 nëntor 2019, janë të lutur të ndjekin udhëzimin e mëposhtëm:

1. Hartimin e një akti dhurimi me shkresë, e cila duhet të përmbajë listën e sendeve që dhurohen.
2. Gjithashtu dhuruesi duhet të deklarojë se ndihmat humanitare akordohen për fatkeqësinë natyrore:
Tërmetin e ndodhur në 26 nëntor 2019 për qytetin e Durrësit/ Tiranës/Thumanës.

Te rubrika Pritës i dhurimit për të lehtësuar procedurat doganore dhe për një koordinim sa më të shpejtë të shënohet:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e RSh-së
NIPT J92322004M

Grumbullimi dhe menaxhimi i ndihmave do të bëhet në qytetin e Durrësit, pranë Stadiumit “Niko Dovana”, nga Drejtoria e Emergjencave Civile të Prefekturës së Durrësit.

Për çdo informacion shtesë lutem na kontaktoni në numrin e emergjencës 00383-45618618 dhe në adresën e emailit embassy.pristina@mfa.gov.al.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – Republika e Shqipërisë“, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook. / KultPlus.com