“Deni dhe Deti i Thellë i Kaltër” shfaqet sonte në Teatrin “Bekim Fehmiu”

Sot në Teatrin “Bekim Fehmiu” Prizren, do të jepet shfaqja “Deni dhe deti i thellë i kaltër”.

Autor i shfaqjes është John Patrick Shanley, regjisore Ana Bateva ndërsa luajnë: Liridona Shehu dhe Alban Krasniqi.

“Deni dhe Deti i Thellë i Kaltër” është një përmbledhje tragjikomike e një rënie shoqërore, në të cilën ndjeshmëria dhe dhembshuria bëhen gjithnjë e më të nevojshme, dhe dëgjimi i tjetrit gjithnjë e më urgjent. / KultPlus.com