E mbani mend këtë foto të fëmijës nigerian me të cilin bota ishte mbushur plotë me dhembshuri?
![](https://www.kultplus.com/wp-content/uploads/2020/06/dan1.jpg)
Turistja daneze Anga Redgren në vitin 2016 ishte në Nigeri dhe gjeti këtë fëmijë të vogël në rrugë, familja e të cilit e kishte hedhur pa ushqim, pa rroba, duke menduar se shpirtrat e këqij ishin duke banuar te ai!
Të gjithë kalimtarët po e shmangnin këtë fëmijë për shkak të këtij besimi, dhe ai 8 muaj ka mbetur duke ngrënë nga mbeturinat.
Ajo e adaptoi dhe menjëherë e çoi në terapi duke e quajtur ‘shpresë’.
Anga gjithmonë poston foto të ”Shpresës” që nuk dukej më si fotoja e tij e vjetër kur ajo u takua për herë të parë me të.
![](https://www.kultplus.com/wp-content/uploads/2020/06/dan2.jpg)
Dhe në këto foto më poshtë ”Shpresa”, jeta e të cilit ka ndryshuar rrënjësisht për të mirë, shikoni se si rezulton sot pas përkujdesjes nga Anga.
Ajo atje themeloi një bamirësi të quajtur Tokë e Shpresës për t’u kujdesur për fëmijët e braktisur dhe për të mbrojtur të vegjëlit dhe të pastrehët ./KultPlus.com
![](https://www.kultplus.com/wp-content/uploads/2020/06/dan3.jpg)