”Odysseus” anija e parë private kozmike që ulet në Hënë

Një anije e ndërtuar nga një kompani amerikane e fluturimeve hapësinore është bërë anija e parë kozmike në pronësi private që u ul në Hënë.

”Nova-C Odysseus” i Intuitive Machines u ul në rajonin e polit jugor të Hënës në orën 23:23 pasdite (23:23 GMT).

Ky moment shënoi gjithashtu uljen e parë të SHBA-së në Hënë që nga misioni përfundimtar i programit ”Apollo”, ”Apollo 17”, më shumë se 50 vjet më parë.

Lajmi u konfirmua nga shefi ekzekutiv i Intuitive Machine, Steve Altemus, i cili tha se ”jemi në sipërfaqe dhe po transmetojmë. Mirë se erdhe në Hënë!”.

Anija kozmike u nis javën e kaluar nga Florida mbi një raketë ”Falcon 9” të bërë nga kompania ”SpaceX” e Elon Musk.

”Odysseus” është një cilindër gjashtëkëndor rreth katër metra i gjatë dhe 1,57 metra i gjerë dhe peshon 675 kilogramë.

Anija u ul në Malapert A, një krater 186 milje (300 kilometra) nga poli jugor i Hënës.

Poli mendohet se përmban akull, i cili do të ishte një burim i vlefshëm për eksplorimin e ardhshëm njerëzor.

Në bord janë 12 ngarkesa, përfshirë një instrument të NASA-s të njohur si Scalpss (Stereo Cameras for Lunar Plume-Surface Studies).

Ai mban një grup prej 125 skulpturash të vogla, të quajtura Fazat e Hënës, të krijuara nga artisti amerikan, Jeff Koons.

Deri më tani, uljet e kontrolluara në Hënë janë kryer vetëm nga agjencitë qeveritare, duke përfshirë SHBA-në, Bashkimin Sovjetik, Kinën, Indinë dhe Japoninë.

Një mision i dytë Intuitive Machines është planifikuar të ngrihet muajin e ardhshëm, me synimin për të shpuar burime në polin jugor të Hënës./ atsh / KultPlus.com

Dështon prova e parë e ‘Udhëtimit rreth botës me anije kozmike’

Kompania e Elon Musk, SpaceX dështoi në testin e parë të lëshimit të prototipit të anijes kozmike Starship.

Një video e publikuar nga stacioni hapësinor në Teksas tregon momentit kur pjesa e sipërme e anijes shkëputet nga trupi e për pasojë shkakton një re tymi.

Ndërkohë që mjeti po mbushej me hidrogjen ndodhi dhe shkëputja e pjesëve.

Qëllimi parësor i kompanisë SpaceX nëpërmjet këtij projekti është transporti i njerëzve dhe mallrave të ndryshme në destinacione shumë të largëta rreth globit në një shpejtësi marramendëse.

Në një postim në Twitter, Musk shprehet se ky prototip dështoi ndaj do të kalojë në testimin e një prototipi tjetër.

Ndërkohë që testi kishte thjesht qëllim për të provuar qëndrueshmërinë e të gjithë sistemit. / KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=50mx4AhafWI&feature=emb_title