E kapitur

Anna Akhmatova
Përktheu: Faslli Haliti

E kapitur nga nga vështrimet e tua të gjata,
Unë vetë mësova të vuaj.
E krijuar nga një brinjë jotja,
Si mund mos të të dua?

Të  qenit motër e ndjeshme
lidhur me një fakt të lashtë,
dhe unë u bëra dinake, lakmitare,
skllavja jote e ëmbël.

Por kur, shpirtbutët më braktisin
mbi gjoksin tënd më të bardhë se bora,
sa gëzon dhe bëhet e urtë zemra jote,
diell i vendit tim!

1921