Anna Faris braktis serialin “Mom” pas 7 sezonesh

Anna Faris i dha fund rolit të saj në serialin e njohur “Mom”.

Ajo s’do të jetë bashkë me yllin tjetër Allison Janney kur të kthehet shfaqja e sezonit të tetë, me karakterin e saj Christy Plunkett.

Largimi i saj nuk ka të bëjë me COVID-19, por vendimi i saj u mor pasi ajo do që të ndjekë mundësi të tjera në jetën e saj.

“Shtatë vitet e kaluara në “Mom” kanë qenë të mbushura me shumë dashuri dhe me një karrierë të shpërblyer”, tha ajo në një deklaratë për media.

Ajo falënderoi regjisorin Chuck Lorre, tekstshkruarësit dhe shoqërinë që krijoi aty.

Sezoni i parë i “Mom” nisi nëvitin 2013.